Botë

Përhapja e COVID-19 e sëmundjeve të tjera infektive, goditja e radhës për Ukrainën - alarmojnë mjekët

Zyrtarë botërorë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se do të ketë rritje të rasteve me COVID-19 në Ukrainë për shkak të pushtimit rus, por doktorët shqetësohen edhe për një përhapje të sëmundjeve të tjera infektive: poliomieliti, kolera dhe fruthit.

Para luftës, Ukrainë kishte shkallë të ulët të vaksinimit kundër këtyre sëmundjeve, ka thënë për CNN, Kate White, menaxhere e programit të emergjencave të Mjekët pa Kufij.

“Për sa i përket asaj që ne e quajmë sëmundje të parandalueshme nga vaksina, statusi në Ukrainë ishte se popullsia nuk ishte e vaksinuar në masën që ju do të merrnit imunitet të tufës si në shumë vende të tjera evropiane ose në SHBA”, tha White për CNN.

Ajo shpjegoi se më mungesën e ujit, elektricitetit e problemeve me higjienë, sjellin rrezikun që këta faktorë të mblidhen dhe të shkaktojnë sëmundje.

“Kishte shpërthim të poliomielitit në Ukrainë vitin e kaluar”, tha White. “Ukrainë ishte shteti i fundit në Evropë që përjetoi shpërthim të kolerës më 2011, dhe ai ishte në Mariupol. Dhe siç e dini, në Mariupol tani ka probleme të theksuara për ujë dhe higjienës”.

“Ka edhe rrezik për fruth”.

Javën e kaluar, OBSH-ja tha se derisa pandemia vazhdon, pushtimi rus do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.