Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë asnjë vend të ndihmojë Rusinë të rimbursojë kostot e saj ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore, tha sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
“Ne e kemi bërë të qartë në kontaktet tona me Pekinin se nuk do të lejojmë asnjë vend të kompensojë Rusinë për humbjet e saj”, tha Price gjatë një konference të rregullt, duke komentuar mbështetjen e mundshme kineze për veprimet ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrice kujtoi se delegacioni amerikan paralajmëroi Pekinin zyrtar gjatë konsultimeve me palën kineze në Romë për pasojat e mbështetjes së mundshme për operacionin ushtarak rus në Ukrainë për marrëdhëniet dypalëshe.