Forcat ruse e kanë penguar edhe një tjetër kolonë të ndihmave humanitare të arrijë në qytetin e Mariupolit.
Karvani i ndihmave nuk arriti në qytet për herë të dytë në 24 orë pasi forcat ruse e bllokuan atë të shkonte drejt qytetit, tha nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës.
Qyteti ka qenë i rrethuar për një javë e gjysmë duke lënë shtëpitë të pluhurosura dhe njerëzit të dëshpëruar për ushqim, ujë, ngrohje dhe ilaçe.