Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një prononcim në New York sot ka thënë se një konflikt nuklear është bërë i mundshëm, një gjë që ishte e paimagjinueshme më herët.
Guterres ka fajësuar forcat ruse për shumicën e viktimave civile në Ukrainë dhe shkatërrimin e infrastrukturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Perspektiva e një konflikti bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tash është përsëri e mundshme”, ka thënë Guterres, raporton “Blick”.
“Perspektiva e një konflikti bërthamor, dikur i paimagjinueshëm, tani është përsëri e mundshme”, ka thënë Guterres. “Shumica dërrmuese e viktimave civile dhe shumica dërrmuese e infrastrukturës civilë e shkatërruar u shkaktua nga forcat ruse”.
Guterres ka hedhur poshtë mundësinë e ndalimit të fluturimit mbi Ukrainën, pasi thotë se mund të çojë në përshkallëzim dhe krijojë konflikt global.