Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 20 të vdekur në një sulm në Donetzk

Rreth 20 persona raportohet se kanë vdekur e dhjetëra janë lënduar në Donetzk, raporton agjencia AP.

Autoritetet lokale në këtë qytet separatist të Ukrainës, thonë se sulmi ishte bërë nga forcat ukrainase me raketë Tochka-U.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëshmitarët kanë thënë se sistemi i mbrojtjes ajrore i Donetzkut ia ka dal ta godasë raketën në fluturim, por copat e raketës kanë rënë në Bulevardin Shevchenko dhe janë shpërndarë në drejtime të ndryshme duke shkaktuar vdekjen e disa personave.

Copat e raketës janë gjetur qindra metra larg nga vendi ku ndodhi rënia në qytetin që drejtohet nga separatistët pro-rus.