Botë

Një i vrarë dhe gjashtë të lënduar nga bombardimet e sotme në Kiev

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë njoftuar se një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet që ndodhën të hënën në një ndërtesë banimi në periferi të Kievit.

Sipas njoftimit, të plagosurit janë shtruar në spital për t’u trajtuar.

“Shpëtimtarët që mbërritën në vendngjarje zbuluan se si rezultat i granatimeve të armikut midis ndërtesave të banimit pesë dhe 10-katëshe, një zjarr shpërtheu në dy apartamente në katin e tretë dhe të katërt të një ndërtese banimi 5-katëshe”, thanë shërbimet e shpëtimit.

Shërbimet e urgjencës shpëtuan 15 persona dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, një periferi veriore e kryeqytetit ukrainas, raporton CNN.

Zjarri u shua rreth orës 7:58 të mëngjesit me orën lokale të mëngjesit të së hënës, ndërkaq operacionet e kërkimit vazhdojnë.