Një gazetare e ”Sky News” njoftoi sot se ushtria ruse ka nisur të hedhë raketa më në qendër të Kievit, kryeqendrës së Ukrainës.
Raketat ranë në Obolon të Kievit, më pak se 6 km vijë ajrore nga sheshi kryesor i Kievit.
"Raketa duket se ka goditur një tramvaj të qytetit. Pranë tij është një taksi e dëmtuar. Kjo është gjithashtu një zonë me popullsi të dendur. Aktualisht janë katër ambulanca në vendngjarje", raportoi korrespondentja e “Sky News", Alex Crawford, nga vendi i ngjarjes.
⚡️Київ. Залишки збитої крилатої ракети російських терористів упали на Куренівку.
— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) March 14, 2022
Фото місцевих жителів. pic.twitter.com/2TpEX3qhLs