Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për ndalje të luftës në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar bombardimin e një spitali të fëmijëve dhe një reparti të maternitetit në Mariupol, duke e ka quajtur ngjarje të tmerrshme.

Guterres në një postim në Twitter ka bërë thirrje për të ndalur gjakderdhjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka kryer sulmin ndaj infrastrukturës mjekësore në një periudhë kur duhej të ishte armëpushim.

Në sulm u lënduan së paku 17 persona dhe kishin mbetur fëmijë të ngujuar nën rrënoja.

“Sulmi në spital në Mariupol të Ukrainës, ku gjenden repartet e maternitetit dhe të pediatrisë, ishte i tmerrshëm. Civilët po paguajnë çmimin më të madh të luftës që nuk ka fare të bëjë me ta. Kjo dhunë e pakuptimtë duhet ndaluar. Ndaloni menjëherë gjakderdhjen”, ka shkruar Guterres.