Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina dëshiron më shumë mbështetje ajrore për t’ia mundësuar të krijojë zonën e saj të ndalimit të fluturimeve - duke shtuar se e gjithë Ukraina beson se nuk po merr mjaftueshëm ndihmë nga Perëndimi.
Sipas tij, perëndimi do të detyrohet të përfshihet më direkt në konflikt herët a vonë.
"Çfarë tjetër duhet të ndodhë që Perëndimi të kuptojë se ky është një konflikt në të cilin ata do të përfshihen gjithsesi më drejtpërdrejtë. Ju do të duhet të përballeni me këtë regjim në një mënyrë ose në një tjetër”, ka thënë Rodnyansky.
Sipas tij, sa më shpejt që Perëndimi ta kuptojë këtë, aq më mirë dhe më pak e kushtueshme do të jetë.
Ai thotë se po shikon jetët e panumërta që po humbasin në vendin e tij dhe pyet veten "pse Perëndimi është ulur duarkryq".
-
Zelensky thirrje Perëndimit: Detyroni Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky ankohet se nuk po ndihmohet sa duhet nga Perëndimi
-
Zelensky i jep shpresë Ukrainës se Rusia po ndryshon në negociata
-
Zelensky: Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë