Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent për Ukrainën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente pas sulmit në centralin bërthamor të Ukrainës

Pas sulmit ndaj një termocentrali bërthamor në Ukrainë nga trupat ruse, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent sonte në New York, sipas tre diplomatëve të OKB-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, ku një zjarr që kishte kërcënuar fatkeqësi të mundshme u shua në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas rregullatorit bërthamor të Ukrainës.

Takimi i sotëm të jetë një takim i hapur me fjalime duke përfshirë një zyrtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe një zyrtar të OKB-së.