Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se NATO-ja nuk po kërkon konflikt, por ka shtuar se nëse konflikti vjen tek shtetet e NATO-s, atëherë ato janë të gatshme të mbrohen.
Blinkeni i ka bërë këto deklarata mëngjesin e së premtes, para një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“NATO nuk kërkon të mos ketë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s", ka thënë Blinkeni.
Ai ka shtuar se çdo aleat po i vjen në ndihmë Ukrainës në një mënyrë a një tjetër, duke kontribuuar kështu siç ka thënë në forcimin e Ukrainës.
“Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s. Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”, ka thënë Blinken.