Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lavdëruar ushtarët e tij, duke i quajtur ata "heronj të vërtetë".
Ai ka shpallur një çmim pas vdekjes për një ushtar rus të rënë për të cilin thotë se "e hodhi veten në erë" me një granatë për të mos u kapur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutini ka thënë po ashtu se ukrainasit dhe rusët janë "një popull", por se ukrainasit janë "kërcënuar dhe u është shpëlarë truri".
Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e tij të çuditshme se Rusia po lufton "neo-nazistët" dhe se civilët po përdoren si "mburoja njerëzore”.
Deklarata e tij ka ardhur në kohën kur palët ukrainase dhe ajo ruse janë duke zhvilluar rundin e dytë të bisedimeve, për gjetjen e një zgjidhjeje.