Prokurorët gjermanë kanë thënë të enjten se e kanë ngarkuar një burrë rus me akuzën për planifikimin e vrasjes së një çeçeni që jetonte në Gjermani, raporton AP.
Ata thanë se Valid D., akuzohet se në vitin 2000 pranoi një urdhër nga një anëtar i aparatit të sigurisë së presidentit çeçen për ta vrarë një opozitar që jetonte në azil.
Prokurorët kanë thënë se viktima dhe vëllai i tij janë ishin kritikë të presidentit Ramzan Kadyrov dhe flisnin zëshëm për një Çeçeni të pavarur.
Vrasja do të bëhej ngaa një person tjetër që pretendoi se e pranoi punën nga frika.
I dyshuari i pajisur me armë më 2020 udhëtoi në Gjermani për ta vrarë. Por, ai u arrestua më 1 janar 2021 para se ta vriste dhe nga atëherë është i burgosur.