Avokati i Popullit i Ukrainës ka bërë të ditur se 21 fëmijë janë vrarë deri tani nga sulmet ruse në këtë shtet, të cilat të mërkurën kanë hyrë në ditën e shtatë.
Po ashtu, sipas Avokatit të Popullit, janë plagosur edhe 55 fëmijë.
Shërbimi Emergjent i Ukrainës ka deklaruar më herët se më shumë se 2,000 civilë janë vrarë deri më tani nga luftimet.