Të paktën gjashtë njerëz janë lënduar, përfshirë edhe fëmijë, në një shpërthim në Ukrainë, në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi emergjent i shtetit në një postim në Telegram.
Shpërthimi ka shkatërruar ndërtesën e Qeverisë, bazuar në videot e incidentit të ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës. Videot janë publikuar në media sociale.
“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Rajonale Shtetërore të Kharkiv.
Një video e veçantë e postuar nga Kostiantyn Nemichev, shef i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkivit, tregoi pasojat e sulmit të supozuar, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.
Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ndau gjithashtu një video në llogarinë e tij zyrtare në Telegram të marrë nga niveli i rrugës në Sheshin Liria. Videoja tregon vendin e shpërthimit dhe mbeturinat në tokën ku dikur qëndronte ndërtesa e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.
{gallery}