Presidentët e tetë shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t'i japin Ukrainës menjëherë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe të hapin negociatat e anëtarësimit, sipas një letre të hapur të publikuar sot.
“Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë, fuqishëm besoj se Ukraina meriton perspektiva të menjëhershme për anëtarësimin në BE”, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, deklaroi më herët sot zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Sibiga.
“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi një dokument historik – një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Sibiga në Facebook.
Në një video-mesazh këtë mëngjes, Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë menjëherë Ukrainën në BE.