Aleatët e NATO-s po i ofron Ukrainës raketa mbrojtëse ajrore dhe armë antitank, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg.
Stoltenberg nëpërmjet një postimi në Twitter të hënën ka njoftuar se ai kishte zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Sapo fola me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e përgëzoj për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare”, ka njoftuar Stoltenberg.
I just spoke with President @ZelenskyyUa & commended him for the bravery of the people & armed forces of #Ukraine. #NATO Allies are stepping up support with air-defence missiles, anti-tank weapons, as well as humanitarian & financial aid.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 28, 2022
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka njoftuar se delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën e kufirit ukrainas-bjellorus, për t’u takuar me palën e Rusisë.