Botë

CNN sheh afër Ukrainës hedhësin rus të bombave me vakum

Hedhësi i raketave termobarike ruse është parë nga ekipi i CNN në jug të Belgorodit, Rusi, afër kufirit me Ukrainën pasditen e së shtunës.

TOS-1 ose TOS-1A është i aftë të lëshojë armë të tipit termobarik që nuk përmbajnë municion tradicional.

Këto armë janë të mbushura me eksploziv me temperaturë të lartë dhe presion të lartë. Ato nganjëherë quhen “bomba me vakum” sepse thithin oksigjenin nga ajri përreth për të gjeneruar shpërthim të fuqishëm dhe valë të madhe presioni që mund të ketë efekte të mëdha shkatërruese.

Armët termobarike janë përdorur në Çeçeni, me pasoja të tmerrshme, sipas Human Rights Watch. Përdorimi i tyre është dënuar nga një sërë organizatash joqeveritare.

Deri tani, nuk asnjë dëshmi që këto armë janë përdorur në Ukrainë.