Botë

Vërshime në Australi, raportohet për një të vdekur e dhjetë të zhdukur

Një grua ka vdekur dhe së paku dhjetë persona raportohen të zhdukur, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga shirat në lindje të Australisë, raportojnë mediumet australiane.

Trupi i një gruaje 63-vjeçare është gjetur të mërkurën në mëngjes brenda një veturë të zhytur në ujë.

Së paku 10 persona ende rezultojnë të zhdukur, përfshirë një burrë 54-vjeçar motoçikleta e të cilit është gjetur në ujëra në veriperëndim të Noosas.

Shërbimet e Emergjencës njoftojnë se kanë marrë 100 telefonata për ndihmë.