Botë

EIB planifikon 3,5 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Banka e investimeve evropiane (EIB) planifikon t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor 3.5 miliardë euro shtesë për tri vitet e ardhshme për projekte infrastrukturore, ka thënë sot shefja e zyrës së EIB për Ballkanin Perëndimor Dubravka Negre.

“Planifikojmë të shtojmë aktivitetin në Ballkan përmes iniciativës për rritjen e rezistencës ekonomike të rajonit. Planifikojmë të investojmë 3.5 miliardë euro shtesë për tri vitet e ardhshme”, tha Negre.