Botë

Në Holandë gjendet lloji i ri i HIV-it, më i transmetueshëm

Një lloj i ri i HIV-it që i bën individët e infektuar të sëmuren dy herë më shpejt se versionet aktuale të virusit, është zbuluar në Holandë.

Varianti i ri - i quajtur varianti VB - ka infektuar të paktën 109 njerëz, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit.

Lloji dëmton sistemin imunitar dhe dobëson aftësinë e një personi për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet e përditshme më shpejt se versionet e mëparshme të virusit.

Ky variant po ashtu është më i transmetueshëm. Megjithatë pas trajtimit, ata me këtë variant kanë rikthim të sistemit imunitar dhe shkallë të mbijetesës njëjtë si me llojet tjera.

Britanikët këshillohen të testohen për HIV të paktën një herë në vit, kurse burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra, këshillohen të testohen çdo tre muaj, shkruan DailyMail. 

Mbi 100.000 britanikë dhe 1 milion amerikanë mendohet se jetojnë me HIV.