Botë

Mosmarrëveshja mes nxënësve çoi në gjuajtjet me armë dhe vrasjen e njërit në SHBA

 

Policia e Richfield ka thënë se një mosmarrëveshje midis nxënësve çoi në të shtënat jashtë një shkolle lokale të martën ku mbeti i vdekur një student, u plagos rëndë një tjetër dhe la një të tretë me lëndime të lehta.

Dy të dyshuar ikën nga vendi i ngjarjes me një veturë, por u arrestuan më vonë dhe mbeten në mbajtje. Të dyshuarit ishin njëri 19 dhe tjetri 18 vjeç.