Dy persona të dyshuar për vrasjen e dy policëve gjermane besohet se janë gjuetarë ilegalë, është thënë nga prokuroria, raporton BBC.
Policët u qëlluan për vdekje në mëngjesin e të hënës, ndërsa po kryenin një kontroll rutinor trafiku në perëndim të Gjermanisë.
Vetura që është ndaluar më vonë u zbulua se ishte plotë kafshë të egra të ngordhura.
Viktimat ishin një polic 29-vjeçar dhe një police 24-vjeçare, që ishin ende në stërvitje.
Dy të dyshuarit, të moshës 38 dhe 32-vjeçare, u arrestuan të hënën mbrëma në shtetin Saarland.
Policia ka zbuluar identitetin e të dyshuarit më të moshuar, pasi zbuluan ID e tij në afërsi të polices së vdekur.
Prokurorët gjermanë thonë se duket se dyshja ka qëlluar zyrtarët policorë në tentim për të mbuluar gjuetinë ilegale të tyre.
Para se të humbej kontakti me policët, ata kishin raportuar se po kontrollojnë një veturë të dyshimtë dhe se është shtënë me armë.
Me të arritur përforcime, është zbuluar trupi i pajetë i polices e cila u qëllua në kokë. Polici tjetër ndërkohë, që ishte qëlluar katër herë, vdiq pak qaste më vonë.
Të dyshuarit ikën nga skena. Por, mediumet gjermane raportuan se një numër i madh i armëve u gjetën në shtëpinë e të dyshuarve dhe u arrestuan ata më pas.
Dy të dyshuarit janë dërguar në paraburgim të martën.