Botë

Danimarka bëhet vendi i parë në BE që i heq kufizimet për COVID

 

Danimarka është bërë sot vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka hequr të gjitha kufizimet e saj për Covid, pavarësisht numrit rekord të rasteve, duke u mbështetur në shkallën e lartë të vaksinimit për të përballuar variantin Omicron.

Pas përpjekjes së parë për të hequr të gjitha kufizimet e tij midis shtatorit dhe nëntorit, vendi skandinav po heq sërish maskat, lejet për Covid dhe orët e kufizuara të hapjes për baret dhe restorantet, raporton AFP.