Botë

Dy policë qëllohen për vdekje gjatë patrullimit në Gjermani

Dy zyrtarë policorë janë qëlluar për vdekje derisa po kryenin patrullimin rutinor në Gjermaninë perëndimore në orët e hershme të së hënës.

Vrasja ka ndodhur gjatë kontrollit të trafikut afër Kuselit rreth orës 4 e 20 minuta të mëngjesit, ka bërë të ditur policia e qytetit të Kaizersllauternit. Zyrtarët policorë – një grua 24-vjeçare dhe një burrë 29-vjeçar – kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet radiolidhjes, por përforcime nuk ia kanë dalë t’i ndihmojnë në momentin e arritjes.

Dorasit ia kanë dalë të arratiseshin. Policia nuk ka asnjë informacion për përshkrimin e tyre e as për makinën e përdorur apo për drejtimin e ikjes.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve në rajonin e Kuselit që të mos marrin asnjë person që mund t’u kërkojë ndihmë përgjatë rrugëve të zonës. Raportohet se së paku njëri prej dorasëve është i armatosur.