Botë

Varianti i ri “NeoCoV” mund të jetë më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës, thonë nga Wuhani

Descriptive Text

Një variant i ri i COVID-19 i njohur si NeoCoV është zbuluar dhe mund të jetë më i transmetueshëm dhe vdekjeprurës se variantet e tjera, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët kinezë nga Wuhan, megjithëse disa ekspertë po paralajmërojnë se nevojitet studim i mëtejshëm.

Sipas studimit, varianti NeoCoV është një lloj koronavirusi i zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut. Megjithatë, nuk është krejtësisht e re. Sipas studiuesve, varianti NeoCoV është i lidhur me virusin MERS-CoV, i njohur gjithashtu si Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), i cili kishte shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme më parë.

Sipas studiuesve të Wuhan-it, NeoCoV njihet se shpërndahet ndërmjet lakuriqëve të natës, por ky variant mund të transmetohet edhe të njerëzit, dhe është vetëm një mutacion larg të bëhet i rrezikshëm për jetën e njeriut.

Më tej, sipas studimit, antitrupat që synonin si SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, ashtu edhe MERS-CoV, nuk ishin në gjendje të ndalonin NeoCoV, raporton The Jerusalem Post.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që të mos bëhen përfundime të tilla përpara se të bëhet studimi i mëtejshëm.

"Nëse virusi i zbuluar në studim do të përbëjë rrezik për njerëzit, do të kërkojë studim të mëtejshëm", tha organizata për agjencinë ruse të lajmeve TASS.