Botë

Alpinisti në SHBA vdes pasi bie poshtë një mali në përpjekje për një “selfie”

Një alpinist ka vdekur pasi ka rënë qindra metra poshtë, ndërsa po përpiqej të shkrepte një foto në skajin e një maje mali të Arizonë, herët në mëngjes.

Zyra e Sherifit të Qarkut Pinal ka thënë se 21-vjeçari Richard Jacobson ishte duke kampuar me një shok pranë maleve Supersticioni në lindje të Phoenix.

Shoqëruesi i Jacobson në kamp e telefonoi 911 rreth orës 12:45 të mëngjesit të së hënës dhe u tha autoriteteve që Jacobson kishte rënë nga mali pasi u përpoq të bënte një foto.

“Pala raportuese deklaroi se ai dhe shoku i tij ishin duke kampuar në majë të Flat Iron kur shoku i tij shkoi në buzë për të bërë një foto dhe rrëshqiti”, ka thënë Zyra e Sherifit të Qarkut Pinal në një deklaratë për Changing America.

Një ekip kërkimi dhe shpëtimi u dërgua në Flat Iron Trail dhe një helikopter i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës ndihmoi në gjetjen e trupit të Jacobson afërsisht 400 deri në 700 metra më poshtë pjesës ku alpinistët po kamponin.