Botë

Rusia e hapur për bisedime me SHBA-në, s’do të nxitojë t’i përgjigjet letrës

Foto: Financial Times
 

Moska zyrtare ka njoftuar të enjten se është e hapur për dialog të mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse thotë se kjo e fundit nuk ishte e gatshme të adresonte shqetësimet e saj kryesore për sigurinë sa i përket çështjes së Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO paraqitën një përgjigje me shkrim të mërkurën ndaj kërkesave që Rusia ka bërë për një rishikim të marrëveshjeve të sigurisë në Evropë që kur grumbulloi trupa pranë Ukrainës, duke provokuar frikën perëndimore për një pushtim.