Botë

Gazetarja “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar” për ofendimin, thotë Erdogani

Descriptive Text

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se një gazetare e njohur televizive nuk do të mbetet “e pandëshkuar” pasi ajo u arrestua për gjoja fyerje ndaj tij.

Policia e ndaloi Sedef Kabaş në shtëpinë e saj në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, vetëm disa orë pasi ajo transmetoi komentet dhe më pas i postoi ato në Twitter për 900,000 ndjekësit e saj.

Fyerja e supozuar ishte një fjalë e urtë që përkthehet si: “Kur kau vjen në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet një hambar”.

Ajo u arrestua zyrtarisht pasi doli në gjykatë, raporton Guardian.

“Kjo vepër penale nuk do të mbetet e pandëshkuar”, tha Erdogan në një intervistë të transmetuar në kanalin televiziv privat NTV.

“Është detyra jonë të mbrojmë respektin e funksionit tim, të presidencës”, tha ai. "Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes".

Sindikata e gazetarëve turq e ka quajtur arrestimin e Kabaş një "sulm serioz ndaj lirisë së shprehjes".

Reporterët pa Kufij e renditën Turqinë në vendin e 153-të nga 180 në indeksin e lirisë së shtypit të vitit 2021.