Botë

19 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

19 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me COVID-19.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në këtë vend tregojnë se edhe 2.019 raste të reja pozitive janë regjistruar me koronavirus në Maqedoninë Veriore.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore 917 persona të infektuar deri më sot, kanë rezultuar të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në fqinjin lindor të Kosovës që nga fillimi i epidemisë është 261 347, i të shëruarve 231 179, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8,285.