Botë

Pastruesja e borës aksidenton disa vetura në SHBA

Të paktën 12 persona mbetën të lënduar nga pastruesja e borës në Ohio të SHBA-së, pasi automjeti gabimisht hodhi borën në mes të rrugës.

Sipas pamjeve të publikuara nga një person në komunikacion, makina që pastron borën, duke punuar anash rrugës, e hodhi borën e mbledhur në rrugë, duke i goditur dhjetëra vetura.

Më e rrezikuara ishte një veturë që për pak sa nuk u përplas me rrethojat anash. Të lënduarit bëhet e ditur që kanë marrë trajtimin mjekësor.