Botë

12 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të enjten

Foto: Ilustrim
 

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut i ka regjistruar 12 të vdekur nga koronavirusi, derisa nga 4.021 testime, 1.172 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të enjten janë shëruar 553 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 223.606. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 250.876 raste pozitive dhe 8.166 të vdekur.