Botë

Austria prezanton një lotari për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen

Vaksinim

Qeveria e Austrisë të enjten ka njoftuar se po prezanton një lotari nacionale për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ky vendim ka ardhur disa orë para se Parlamenti i Australisë ka kaluar një projektligj me të cilin bëhet i detyrueshëm vaksinimi.

Afro 72 për qind e popullatës së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga përqindjet më të ulëta në Evropën Perëndimore.

Shifrat e reja të infeksionit të mërkurën kanë arritur në nivel rekord, ndërsa fajësohet varianti Omicron për këtë.

“Çfarë mund të fitosh në lotarinë e vaksinimit? Kuponë!” – ka thënë kancelari i Austrisë, Karl Nehammer në konferencë për media.

Nehammer ka thënë se dëshiron që të ketë shpërblim financiar për ata që vaksinohen.

Qytetarët do të marrin nga një tiketë për secilën vaksinë që marrin, pra në total mund të marrin tri tiketa të lotarisë nëse llogaritet edhe doza përforcuese.

Çdo e dhjeta biletë fiton nga një kupon në vlerë 500 euro.

Nehammer nuk ka treguar se për çfarë janë kuponët.

Dhoma e Ulët e Parlamentit pritet sot ta kalojë një Projektligj për të bërë vaksinimin e detyrueshëm për gjithë të rriturit në Austri, ku gjoba fillestare do të jetë 600 euro, ndërsa do të mund të shkojë deri 3600 euro.

Masa do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.