Botë

Kryeministri i Rumanisë akuzohet për plagjiaturë të disertacionit të doktoratës

 

Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca, është akuzuar për plagjiaturë të disertacionit të doktoratës. Ai akuzohet për plagjiaturë të gati një të tretës së disertacionit, raporton “Politico”.

Së paku 42 faqe nga totali i 138 faqeve të disertacionit të tij thuhet se janë plagjiatorë, sipas një hetimi të gazetares rumune Emilia Sercan të publikuar të martën.