Botë

Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Bagdad

Foto: AP
 

Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka bërë të ditur të enjten se është sulmuar nga grupet terroriste, e fundit në mes të një serie sulmesh që synonin personelin amerikan në Irak dhe Siri.

Kompleksi i Ambasadës së SHBA-së u sulmua këtë mbrëmje nga grupet terroriste që përpiqeshin të minonin sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut, ka bërë të ditur Ambasada në Twitter.