Botë

Princi britanik i humb titujt dhe mbrojtjen ushtarake

 

Mbretëresha Elizabeth e Mbretërisë së Bashkuar ia ka hequr titujt dhe mbrojtjen ushtarake princit Andrew, ka njoftuar Pallati Mbretëror. Lëvizja vjen pasi një gjykatë amerikane dha dritën e gjelbër që djali i saj të përballet me padi civile për sulm seksual.

Pallati mbretëror ka njoftuar se “me aprovimin dhe pajtimin e Mbretëreshës, rolet ushtarake dhe patronazhet mbretërore të Dukës së Yorkut janë kthyer te Mbretëresha”.