Botë

Kisha polake kërkon të verifikojë nëse burri që u abuzua seksualisht nga një prift është homoseksual

 

Peshkopët katolikë të Polonisë kanë kritikuar fuqishëm një dioqezë lokale pasi ajo ka kërkuar nga një gjykatë që të përcaktojë nëse një burrë polak i cili ishte abuzuar seksualisht si fëmijë nga një prift, është homoseksual dhe nëse marrëdhënia seksuale mund të ketë qenë kënaqësi për të.Janusz Szymik, i cili tash është 48 vjeç, ishte një djalosh kur abuzimi filloi më 1980. Szymik paditi dioqezën e Bielsko-Zywiec vitin e kaluar.

Prifti pranoi abuzimin dhe Szymik tani po kërkon 760.000 dollarë si kompensim, raporton AP.