Botë

Rritje për 150 për qind e rasteve me COVID-19 në Slloveni

Në 24 orët e fundit në Slloveni janë regjistruar 2.515 raste të reja me koronavirus, që është një rritje prej 150 për qind krahasuar me një javë më parë.

Sipas të dhënave të sotme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ), kjo është dita e gjashtë radhazi që numri i rasteve është më shumë se dyfishuar në baza javore, bën të ditur agjencia sllovene STA.

Sipas të dhënave të NIJZ, rreth 48 për qind e të gjitha testeve PCR rezultuan pozitive, që është shkalla më e lartë në valën aktuale të pandemisë.

Në Slloveni, mesatarja 14-ditore e 1.719 pacientëve për 100 mijë është 85 më shumë se një ditë më parë, dhe mesatarja shtatëditore e rasteve ditore është rritur me më shumë se 200.