Botë

Ish-liderja e Birmanisë dënohet edhe me 4 vjet burgim

Foto: AP
 

Një gjykatë në Birmani ka dënuar ish-lideren Aung San Suu Kyi me katër vjet tjera burgim të hënën, pasi e ka shpallur atë fajtore se ka importuar dhe poseduar ilegalisht “walkie-talkie” dhe ka shkelur kufizimet e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit, raporton agjencia AP.

Suu Kyi ishte dënuar muajin e kaluar ndaj dy akuzave tjera dhe iu dha dënim me burgim katërvjeçar, që u përgjysmua më pas nga kreu i Qeverisë së re të vendosur nga ushtria.