Botë

“Nuk mund ta vaksinojmë secilin në planet çdo gjashtë muaj”, thotë shkencëtari i Oxford/AstraZenecas

Një ekspert që ndihmoi në krijimin e vaksinës kundër COVID-19 të Oxford-AstraZeneca, ka thënë se t’u jepet të gjithëve në botë doza përforcuese disa herë në vit nuk është e mundshme.

“Nuk mund ta vaksinojmë planetin çdo katër deri në gjashtë muaj. Nuk është e përballueshme”, ka thënë Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinës Oxford, për The Daily Telegraph.

Pollard vuri në theks nevojën që të targetohen ata që janë më të dobët, se sa të administrohen doza për të gjithë nga 12 vjeç e më të vjetër. Më shumë të dhëna duhen për të bërë të qartë “nëse, kur dhe sa shpesh ata që janë të dobët do t’u duhen doza përforcuese”, shtoi ai.

Pollard ka thënë se duhen më shumë prova para se të ofrohet doza e katërt për njerëzit në Britani, e cila tani po jep dozën e tretë.

“Thjesht nuk është – nga një perspektivë e përgjithshme – e përballueshme, e qëndrueshme apo e ofrueshme për ta dhënë dozën e katërt për të gjithë në planet çdo gjashtë muaj”.

Pollard është shprehur optimist për situatën duke thënë se “më e keqja është prapa nesh” dhe bota “vetëm duhet ta kalojë dimrin”.