Botë

Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në këtë shtet sot është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron, të virusit SarsCoV2.

Sekuenca është bërë në një spital privat në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në Maqedoni nga Britania e Madhe.

Bëhet fjalë për një riinfeksion. Pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik. Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me COVID-19 rezultoi pozitiv dy ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron.

Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi./Alsat