Botë

Omicroni me më pak gjasa për hospitalizimin e të prekurve

Shkencëtarët kanë theksuar se edhe nëse këto gjetje të hershme qëndrojnë, çdo reduktim i ashpërsisë duhet të peshohet kundrejt faktit që Omicroni përhapet shumë më shpejt se Delta dhe është në gjendje ta evitojë vaksinën. Numri i madh i infeksioneve ende mund t’i mposhtë spitalet

Dy studime të reja britanike kanë parashikuar disa shenja të hershme që varianti i koronavirusit, Omicron, mund të jetë më i lehtë sesa versioni delta.

Shkencëtarët kanë theksuar se edhe nëse këto gjetje të hershme qëndrojnë, çdo reduktim i ashpërsisë duhet të peshohet kundrejt faktit që Omicroni përhapet shumë më shpejt se Delta dhe është në gjendje ta evitojë vaksinën. Numri i madh i infeksioneve ende mund t’i mposhtë spitalet.

Megjithatë, studimet e reja duket se mbështesin kërkimet e mëparshme që sugjerojnë se Omicroni nuk mund të jetë aq i dëmshëm sa Delta, ka thënë Manuel Ascano Jr., biokimist i Universitetit Vanderbilt.

“Optimizmi i kujdesshëm është ndoshta mënyra më e mirë për ta parë këtë”, ka theksuar ai.

Një analizë nga ekipi i përgjigjes së COVID-19, në Kolegjin Mbretëror në Londër, ka vlerësuar së rreziku për hospitalizim për rastet e Omicronit në Angli, i ka gjetur njerëzit e infektuar me këtë variant rreth 20% me më pak gjasa për të shkuar në spital, sesa të gjithë ata të infektuarit me variantin delta, dhe 40% më pak për t’u shtruar në spital për një natë a më shumë.

Kjo analizë ka përfshirë të gjitha rastet e COVID-19 të konfirmuara me teste PCR në Angli në gjysmën e parë të dhjetorit, në të cilën mund të identifikohet varianti:

56.000 raste të Omicronit dhe 269.000 raste të Deltas.

Një studim i veçantë i bërë në Skoci, nga shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut dhe ekspertë të tjerë, kanë treguar se rreziku i hospitalizimit ishte dy të tretat më pak me Omicron se me delta. Mirëpo, studimi ka vënë në pah se afro 24.000 raste të Omicronit në Skoci ishin kryesisht në moshat 20-39 vjeç. Të rinjtë kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje serioze nga COVID-19.

“Ky hetim ndërkombëtar është një ndër të parët që tregon se Omicroni ka më pak gjasa të rezultojë me shtrirje në spiral, sesa Delta”, kanë shkruar studiuesit. Edhe pse gjetjet janë vëzhgime të hershme, “janë inkurajuese”, kanë thënë autorët.

Gjetjet nuk janë rishikuar ende nga ekspertë të tjerë, nga standardi i artë në kërkimin shkencor.

Ascano vuri në dukje se studimet kanë kufizime. Për shembull, gjetjet janë specifike për një moment të caktuar kohor gjatë një situate që ndryshon shumë shpejt në Britani, kurse vendet e tjera mund të mos ecin në të njëjtën rrugë.

Matthew Binnicker, drejtor i virologjisë klinike në Mayo Clinic në Rochester, Minnesota, ka thënë se në studimin skocez, përqindja e të rinjve ishte thuajse dy herë më e lartë për grupin Omicron në krahasim me atë të Deltas, dhe kjo “mund të kishte njëanshmëri në konkluzionet se rezultate më pak të rënda të shkaktuara nga Omicroni”.

Megjithëkëtë, ai ka sqaruar se të dhënat ishin mjaft interesante dhe pohon se Omicroni mund të çojë në sëmundje më pak të rënda. Mirëpo, ai ka shtuar: “Është e rëndësishme të theksohet se Omicroni ka një shkallë shumë më të lartë transmetimi në krahasim me Deltan, numri absolut i njerëzve që kërkojnë hospitalizim mund të rritet ende, pavarësisht se Omicroni nuk po shkakton sëmundje të rënda në shumë raste”.