Katër persona kanë mbetur të vdekur e tetë të tjerë të lënduar, pasi një urë mbi një autostradë në Kinë është shembur, kanë bërë të ditur mediat kineze.
Rasti ka ndodhur saktësisht në qytetin Ezhou, në provincën qendrore të Kinës Hubei.
Ura u shemb mbi një autostradë, duke shkaktuar rënien e tre kamionëve ndërsa një makinë u shtyp poshtë, raportoi Xinhua, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.
Në urë po punohej në momentin kur ndodhi incidenti.