Botë

Një vrasës serik besohet të jetë autor i vrasjes së katër grave në Virgjinia

Katër trupa të pajetë që u gjetën në dy pika të ndryshme në Virxhinia, besohet se janë të gjithë viktima të një vrasësi serik, i ashtuquajtur nga policia "Vrasësi i karrocave të blerjeve", kanë bërë të ditur autoritetet.

Gjatë një konference për shtyp, shefi i policisë së qarkut Fairfax, Kevin Davis ka thënë se i dyshuari, Anthony Robinson, i cili u arrestua dhe u akuzua për dy vdekje muajin e kaluar, mund të jetë i përfshirë në vdekjen e të paktën dy grave të tjera.

Sipas policisë, Robinson, 35 vjeç, dyshohet se i takoi viktimat e tij në faqet e takimeve në internet, dhe thuhet se i joshi në motele lokale. Më pas ai i vriste dhe përdorte karrocat e blerjeve për t'i transportuar trupat e tyre në zona të lira, për t'i hequr qafe.

Dy nga viktimat, Allene Elizabeth "Beth" Redmon, 54 vjeç dhe Tonita Lorice "Nita" Smith, 39 vjeç, u gjetën të vdekura muajin e kaluar në Harrisonburg. Autoritetet tani besojnë se Robinson është gjithashtu përgjegjës për vdekjen e një gruaje që ata besojnë se është Cheyenne Brown, 29 vjeç, si dhe një viktimë tjetër, e cila ende nuk është identifikuar, nga Fairfax.

“Jemi në procesin e kryerjes, së bashku me shumë partnerë të tjerë, të një hetimi retrospektiv për të kuptuar se ku ka qenë ai”, ka thënë Davis.

"Dhe ne do të punojmë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit, detektivët e vrasjeve, detektivët e personave të zhdukur, për të parë nëse mund të identifikojmë ndonjë viktimë tjetër, familje dhe komunitete që ai ka sjellë dëm”, ka vazhduar ai.

Pas arrestimit të Robinsonit, Departamenti i Policisë Metropolitane të Uashingtonit kontaktoi autoritetet fqinje dhe tha se burri ishte kontakti i fundit i njohur i Brown, i cili më parë ishte zhdukur.

Në karrocën e blerjeve, hetuesit gjetën dy trupa, duke përfshirë një që ata besojnë se është ai i Brown, i cili nuk është identifikuar plotësisht, dhe gruaja e dytë që ende nuk është identifikuar.

Robinson më parë është akuzua për dy akuza për vrasje të shkallës së parë, përveç dy akuzave për fshehje, transport ose ndryshim të një trupi të vdekur. I dyshuari nuk është akuzuar zyrtarisht në lidhje me vdekjet e reja të zbuluara, ndonëse kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.