Botë

Më tepër se 900 migrantë kaluan Kanalin Anglez për dy ditë

Migrant
Foto: Getty Images
 

Më tepër se 900 persona kanë kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla brenda dy ditëve këtë javë, është raportuar nga autoritetet britanike, transmeton BBC.

Të enjten 559 persona janë kapur nga rojat bregdetare në Kent të Anglisë pasi kaluan Kanalin me 19 varka, ndërsa të premten janë kapur 358 persona që kishin kaluar kanalin me 10 varka.