Botë

OBSH: Omicroni prezent në 89 vende, po përhapet shpejt

 

Varianti Omicron është raportuar në 89 vende, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Omicron po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunizimit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetimit të tij ose një kombinimi të të dyjave, tha OBSH në një përditësim.