Botë

Të paktën 19 të vdekur si pasojë e tajfunit që goditi Filipinet

Një tajfun i fuqishëm ka lënë të paktën 19 persona të vdekur, prishi sistemin e energjinë dhe komunikimet në provinca të tëra, dheshkaktoi shkatërrim të gjerë kryesisht në Filipinet qendrore, kanë bërë të ditur zyrtarët të shtunën.

Një guvernator tha se provinca e saj ishullore është "rrafshuar me tokë".

Tajfuni Rai shpërtheu të premten mbrëma në Detin e Kinës Jugore pasi pushtoi provincat jugore dhe qendrore të ishullit, ku më shumë se 300,000 njerëz u evakuuan paraprakisht drejt sigurisë në një lëvizje parandaluese që zyrtarët thonë se mund të ketë shpëtuar shumë jetë.

Tajfuni goditi bregun juglindor të vendit të enjten, por shkalla e viktimave dhe e shkatërrimeve mbeti e paqartë dy ditë pas, me provinca të tëra ende pa energji dhe lidhje celulare.

Policia kombëtare raportoi të paktën 19 të vdekur, por nuk dha detaje të tjera. Ndërkohë, Agjencia kryesore e Qeverisë për reagim ndaj fatkeqësive raportoi një numër më të ulët të vdekjeve prej 12, kryesisht fshatarë të goditur nga rrëzimi i pemëve, sepse tha se duhej të vërtetonte me kujdes çdo vdekje.