Pesë fëmijë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë në gjendje kritike pasi ranë nga një kënd lojërash që u ngrit 10 metra në ajër nga era e fuqishme në një shkollë në shtetin ishullor Tasmania të Australisë.
Shkolla kishte organizuar një festë për të shënuar fundin e vitit shkollor, kur edhe ndodhi aksidenti.
Pesë fëmijë ndodhen në spital, nga të cilët katër në gjendje kritike. Kryeministri i shtetit të Tasmanisë, Peter Gutwein, e quajti incidentin "thjesht të paimagjinueshëm".
Hetimet në lidhje me rastin tashmë kanë nisur bëjnë të ditur autoritetet.