Botë

Hapet rruga për ekstradimin e Assange në SHBA

Foto: Reuters
 

Themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange, pritet të ekstradohet nga Britania e Madhe për në SHBA. Kjo u bë e ditur pasi autoritetet amerikane fituan fazën e fundit në kërkesën për ekstradim, raporton TheGuardian.

I arrestuar prillin e 2019-s, Assange nuk u ekstradua menjëherë për faktin se thuhej se kishte probleme mendore, pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të SHBA-së.