Botë

Johnsoni kritika ndaj zyrtarëve që organizuan aheng

Descriptive Text

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kritikuar zyrtarë të Qeverisë së tij që janë tallur me masat e izolimit gjatë një ahengu të Kërshëndellave.

Qeveria britanike u kritikua të martën pas publikimit të pamjeve, në të cilat zyrtarët tallashin me masat në periudhën kur Londra ishte nën masat e rrepta të izolimit.

Për ditë të tëra, Zyra e kryeministrit ka tentuar të zbutë raportet se zyrtarët mbajtën një aheng në zyre gjatë vitit 2020. Ahengu me verë, ushqime, lojëra dhe dhurata festive ishte bërë në kohën kur tubimet ishin të ndaluara rreptësisht.

Sipas disa mediave britanike, ahengu ishte organizuar më 18 dhjetor, kur masat ndalonin tubimet në ambientet e brendshme, ndërkaq një ditë më vonë Johnsoni kishte ashpërsuar edhe më shumë masat, duke ndaluar festat familjare për miliona britanikë.

Në pamjet e publikuara talleshin me masat e izolimit, ndërkaq miliona britanikë janë gjobitur për organizimin e tubimeve të jashtëligjshme në pikun e pandemisë. Policia britanike ka konfirmuar se është duke analizuar pamjet dhe mund të ngrihen akuza për shkeljen e masave të koronavirusit nga zyrtarët qeveritarë.